Detajet e Departmentit

Radiologjia

Radiologjia

Spitali otrila ofron sherbime cilsore ne fushen e radiologjisë.Kjo Qendër është e pajisur me aparatura dhe pajisje nga më bashkëkohoret për të ofruar shërbim sa më cilësor.Stafi i mjekëve radiolog të Spitalit Otrila është i përbërë nga mjekë radiolog shumë të njohur shqiptarë ,të kualifikuar në Universitete të njohura në perendim të cilët kanë edhe një eksperiencë shumë të gjerë në fushën e radiologjisë.

“Departamentin e radiologjise e udhëheq Dr. Ilir Ukimeraj.”

Sajë eksperiencës dhe profesionalizimit të stafit mjekesor dhe teknik që ofrojnë shërbim, gërshetuar edhe me teknologjinë e avancuar mjekësore që Spitali Otrila disponon ofrohen shërbime te nivelit të lartë të radiologjisë dhe ultrazërit.

Shërbimet e Departamentit

EKZAMINIMET ME ULTRAZË

  • Ultrazëri i Abdomenit,
  • Ultrazëri i Gjëndrrës Tiroide, Gjirit, Gjëndrrave Parotide dhe Gjëndrrave Submandibulare (gjëndrra e pështymës),
  • Ultrazëri i Testiseve, i Nyjeve Limfatike, i Muskujve
  • Dopleri i Vazave të Qafës, i Arterieve Renale, Abdomenit, Arterieve Iliake
  • -etj…

EKZAMINIMET ME RENTGEN

  • Urografia Intravenoze (UIV),
  • Cistografia Mikcionale (CUMG),
  • Ureterografia Retrograde,
  • Uretrografia Retrograde,
  • Sialografia (rentgen i gjëndrrave të pështymës),
  • Fistulografia Perianale, Fistulografia në Qafë,
  • Pasazhë e Ezofagut, Pasazhë e Zorrës së hollë,
  • RTG e Gastroduodenit,
  • Irigografia (Ekzaminimi i Zorrës së trashë),
  • Cholangiografia sekondare,
  • HSG (Histerosalpingografia),
  • RTG e Kokës (Kraniogrami), e Vertebrave Cervikale, e Mushkërive, e Vertebrave Torakale, e Vertebrave L/S, e HPN, RTG Nativ i Abdomenit, i Traktit Urinar, e Brrylit, e Gjurit, e Kurrizit, Koksofemora (e kërdhokullave), H-S, T/C, e Shuplakave, e Shputave (PEDIS),
  • Radiografi e ekstremiteteve të poshtme në qëndrim (Long Length Standing X-Ray),
  • RTG e Kolonës Vertebrale (Standing AP and Lateral X-Ray of the Spine - Vertebrogrami me stitching)
  • -etj…

EKZAMINIMET ME CT (Tomografi të Kompjuterizuar)

  • CT e Kokës dhe e Kokës me K.I.V.,
  • CT e HPN (Sinuseve),
  • CT e Mushkërive dhe e Mushkërive me K.I.V.,
  • CT e Abdomenit dhe e Abdomenit me K.I.V.,
  • CT e Pelvis-it (Kërdhokllave),
  • CT e Vertebrave Cervikale, Torakale, L/S,
  • CT e Femurit, Gjunjeve, Kërcirit (Cruris), e T/C, e H/S, e Brrylit, e R/C
  • CT Angiografia e Kokës, e Arterieve Karotide, e Aortës Abdominale, e Ekstremiteteve të Sipërme dhe të Poshtme.
  • -etj…