Otorinolaringologjia
Spitali otrila ofron shërbimet më cilsore në fushën e otorinolarongologjisë.Kjo Qendër është e pajisur me aparatura dhe pajisje nga më bashkëkohoret për të ofruar shërbim sa më cilësor.Stafi i mjekëve otorinolaringolog të kësaj Qendre është i përbërë nga mjekë otorinolaringolog shumë të njohur shqiptarë ,të kualifikuar në Universitete të njohura në perendim të cilët kanë edhe një eksperiencë shumë të gjerë në fushën e otorinolaringologjisë.
Sajë eksperiencës dhe profesionalizimit të stafit mjekesor dhe teknik që ofrojnë shërbim, gërshetuar edhe me teknologjinë e avancuar mjekësore që Spitali Otrila disponon bëhet e mundur diagnostikimi,ekzaminimi dhe trajtimi i sëmundjeve të veshit ,hundës dhe grykës.
Shërbimet e Departamentit
-
Diagnostikimi i sëmundjeve të veshit ,hundës dhe grykës
-
Ekzaminimi endoskopik i hundës, grykës dhe veshit
-
Testet e dëgjimit tek fëmijët e posalindur,fëmijet dhe të rriturit(OAE, DPOAE /TEOAE ,BERA)
-
Trajtimi kirurgjik me metoda bashkëkohare i sinusiteve /FESS
-
Trajtimi kirurgjik i polipeve në hund me FESS
-
Trajtimi kirurgjik i sëmundjeve të veshit
-
Trajtimi kirurgjik i polipeve në telat e zërit
-
Operimi i bajameve
-
Operacionet në kokë dhe qafë
-
Heqja e Cisteve
-
Tumoret beninje dhe tumoret malinje
-
Operacionet e sëmundjeve beninje të laringut
-
Operacionet e gjëndrave të pështymës
-
Submandibulektomi
-
Parotidektomi
-
Diagnostikimi dhe terapia specifike e gerhitjes dhe apneas së gjumit te moshat e rritura(së shpejti)
-
Polygrafia Kardiorespiratore
-
Kirurgjia minimal-invazive
-
Operimi i kanalit të lotit me endoskopi(nëpermjet hundës)