Ortopedi
Spitali Otrila tani ka të inkorporuar edhe shërbimet ortopedike.Kjo Qendër është e pajisur me aparatura dhe pajisje nga më bashkëkohoret për të ofruar shërbim sa më cilësor.Stafi i mjekëve ortoped të kësaj Qendre është i përbërë nga mjekë ortoped të kualifikuar dhe të shkolluar në Universitete të njohura të perendimit të cilët kanë edhe një eksperiencë shumë të gjerë në fushën e ortopedisë.
“Departamantin e ortopedise e udhëheq Prof.Ass.Dr.Skender Ukaj -Ortoped, specializuar në Lion të Francës, pioner në implantimin e endoprotezave të kërdhokullës dhe gjurit, ku përdoret material endoprotetik të prodhuesit të njohur „Group Lèpine“, trajtimet e frakturave, lëndimet e tetivave dhe ligamenteve dhe patologjive tjera në këtë fushë.”
Sajë eksperiencës dhe profesionalizimit të stafit mjekesor dhe teknik që ofrojnë shërbim, gërshetuar edhe me teknologjinë e avancuar mjekësore që Spitali Otrila disponon bëhet e mundur diagnostikimi,ekzaminimi dhe trajtimi i frakturave dhe lëndimeve.
Shërbimet e Departamentit
-
Vizita specialistike ortopedike
-
Echo e kerdhokullave dhe nyjeve tjera
-
Reponimet e mbyllura te frakturave te ekstremiteteve te eperme dhe te poshtme, imobilizimi me gips
-
Administrimi i injekcioneve intraartikulare
-
Reponimet e hapura te frakturave te ekstremiteteve te eperme dhe te poshtme
-
Trajtimin kirurgjik te frakturave te pelvikut
-
Implantimin e endprotezes totale te kerdhokulles dhe gjurit
-
Implantimin e endprotezes bipolare te kerdhokulles
-
Revizionet e endoprotezes totale te kerdhokulles dhe gjurit
-
Trajtimin kirurgjik te pseudoartrozave
-
Osteotomite korrektive
-
Biopsi te indeve te buta dhe indit kockor
-
Artroskopi te gjurit
-
Trajtim kirurgjik te meniskut
-
Trajtim konservativ dhe kirurgjik te ligamenteve dhe tetivave
-
Trajtimi kirurgjik i deformiteteve te gishterinjeve te shuplakes dhe shputes
-
Trajtimi kirurgjik i hallux valgus
-
Operimi i hernise diskale (Diskus Hernia)
-
Sherbime Fizioterapeutike