Detajet e Departmentit

Ortopedi

Ortopedi

Spitali Otrila tani ka të inkorporuar edhe shërbimet ortopedike.Kjo Qendër është e pajisur me aparatura dhe pajisje nga më bashkëkohoret për të ofruar shërbim sa më cilësor.Stafi i mjekëve ortoped të kësaj Qendre është i përbërë nga mjekë ortoped të kualifikuar dhe të shkolluar në Universitete të njohura të perendimit të cilët kanë edhe një eksperiencë shumë të gjerë në fushën e ortopedisë.

“Departamantin e ortopedise e udhëheq Dr.Mr.Sci Skender Ukaj -Ortoped, specializuar në Lion të Francës, pioner në implantimin e endoprotezave të kërdhokullës dhe gjurit, ku përdoret material endoprotetik të prodhuesit të njohur „Group Lèpine“, trajtimet e frakturave, lëndimet e tetivave dhe ligamenteve dhe patologjive tjera në këtë fushë.”

Sajë eksperiencës dhe profesionalizimit të stafit mjekesor dhe teknik që ofrojnë shërbim, gërshetuar edhe me teknologjinë e avancuar mjekësore që Spitali Otrila disponon bëhet e mundur diagnostikimi,ekzaminimi dhe trajtimi i frakturave dhe lëndimeve.

Shërbimet e Departamentit

  • Vizita specialistike ortopedike

  • Echo e kerdhokullave dhe nyjeve tjera
  • Reponimet e mbyllura te frakturave te ekstremiteteve te eperme dhe te poshtme, imobilizimi me gips
  • Administrimi i injekcioneve intraartikulare
  • Reponimet e hapura te frakturave te ekstremiteteve te eperme dhe te poshtme
  • Trajtimin kirurgjik te frakturave te pelvikut
  • Implantimin e endprotezes totale te kerdhokulles dhe gjurit
  • Implantimin e endprotezes bipolare te kerdhokulles
  • Revizionet e endoprotezes totale te kerdhokulles dhe gjurit
  • Trajtimin kirurgjik te pseudoartrozave
  • Osteotomite korrektive
  • Biopsi te indeve te buta dhe indit kockor
  • Artroskopi te gjurit
  • Trajtim kirurgjik te meniskut
  • Trajtim konservativ dhe kirurgjik te ligamenteve dhe tetivave
  • Trajtimi kirurgjik i deformiteteve te gishterinjeve te shuplakes dhe shputes
  • Trajtimi kirurgjik i hallux valgus
  • Operimi i hernise diskale (Diskus Hernia)
  • Sherbime Fizioterapeutike